Teksa Kampionati Botëror i 21-të është gati të nisë në Rusi, më poshtë po sjellim disa fakte interesante që çdo ndjekës i futbollit duhet t’i dijë.
- Kjo është hera e parë në histori, që Kampionati Botëror do të zhvillohet në Rusi. Ai nis më 14 qershor dhe përfundon më 15 korrik.
- Ndeshja e parë do të zhvillohet sot në orën 17:00 mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite.
- Maskota e kampionatit të 21-të është një ujk me emrin Zabivaka. Ai u zgjodh nëpërmjet votimit në internet.
- Në kampionat do të marrin pjesë 32 skuadra nga e gjithë bota.
- Islanda dhe Panamaja marrin pjesë këtë vit për herë të parë në një kampionat botëror.
- Çmimi në para që do të marrë skuadra fituese është 400 milionë dollarë.
- Ndeshjet do të zhvillohen në 11 qytete të ndryshme të Rusisë dhe në 12 stadiume.
- Stadiumi Luzhniki në Moskë ka një kapacitet prej 81 mijë vetësh dhe është stadiumi më i madh i rindërtuar në Rusi me rastin e Kampionatit Botëror.
- McDonald’s, gjigandi i ushqimit të shpejtë në botë, është partneri zyrtar i ushqimit në këtë kampionat.
Një vështrim prapa në histori:
- Kupa e parë botërore u zhvillua në Uruguaj në vitin 1930 dhe u fitua nga kombi pritës.
- Numri më i vogël i njerëzve që ndoqën një ndeshje të Kupës Botërore ishte vetëm 300, në kampionatin e vitit 1930 në Uruguaj.
- Kampionati Botëror i vitit 2014 they të gjitha rekordet me rreth 3.2 miliardë tifozë të cilët panë ndeshjet në të gjithë botën dhe me një mesatare prej 53 mijë spektatorësh për ndeshje.
- Kupa Botërore është mbajtur 20 herë që nga viti 1930 dhe Brazili ka fituar më shumë kupa, pesë.
- Italia dhe Gjermania mbajnë vendin e dytë me katër kupa secili.
- Vetëm një herë në historinë e Kampionatit Botëror, dy vende ishin vende pritëse. Koreja e Jugut dhe Japonia zhvilluan së bashku kampionatin në vitin 2002.
- Kupa Botërore nuk u zhvillua në 1942 dhe 1946 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.