Shqipëria mund të zgjidhet si vendndodhje e përkohshme për pritjen e azilkërkuesve në vendet e BE. Kështu shkruan gazeta gjermane Deutche Welle në artikullin e saj “Një marreveshje e mundshme ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë për Azilkërkuesit mund të ndihmojë të mbajë Angela Merkel në pushtet”.
“Një marrëveshje e mundshme për emigracionin do të përmbushte kërkesat e Seehofer për të mbajtur emigrantët jashtë Gjermanisë, do të lehtësonte tensionet ndërmjet Kancelares Merkel dhe Seehofer duke i siguruar Merkelit vazhdimin e pushtetit të saj”, shkruan DW.
Më tej artikulli sqaron se zëdhënësi i qeverisë austriake ka konfirmuar për Deutche Welle se këto qendra po mendohen të ndërtohen në Shqipëri dhe në vende të tjera. Gjithashtu plani për strehimin e emigrantve jashtë mureve të BE-së është paraqitur më parë nga Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Kancelari Kurtz.
Por, sipas DW, ekzistenca e këtyre bisedimeve është mohuar nga “shefi i departamenit të komunikimit dhe këshilltari i Kryeministrit shqiptarë Edi Rama, Endri Fuga dhe nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj”. Pavarësisht se Ministri Xhafaj aktualisht po bënë turin e kryeqyteteve të Evropës për takime dypalëshe, ku një nga pikat kryesore të bisedimit është edhe çështja e emigracionit.
Ndërsa opozita shqiptare shpreson që vendeve të BE-së të përshpejtojnë procesin e bisedimeve për anëtarësimin në BE, sepse qeveria do të hapë qendra pritëse për refugjatët.
Më tej në artikull shkruhet se:
Neven Crvenkovic, zëdhënësi Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Evropën Juglindore ka konfirmuar se Shqipëria ka dyfishuar kapacitete e saj pritëse për emigrantët, si dhe përmbush shumë nga standartet e të drejtave të njeriut të BE-së.
Porti i Durrësit ka kapacitete për të regjistruar dhe pritur një numër të madh emigrantësh të cilët përpiqen të kalojnë detin dhe të shoqërohen nga forca te përbashkëta të policisë FRONTEX.
Shqipëria nuk është pjesë e bllokut të BE-së, çfarë do të thotë se rregullat e shengenit nuk zbatohen për Shqipërinë. Po ashtu Shqipëria nuk është pjesë e marrëveshjes së Dublinit e cila vendos rregullat për procesin e pranimit të emigrantëve.
Por është anëtare e NATO-së dhe NATO po ngren në Shqipëri një qendër anti terror. Për më shumë pjesa veriore e Shqipërisë është malore, ndaj shikohet nga BE si një kufi natyral me vendet e BE-së.