Gjermania konfirmon ofertën e qeverisë shqiptare për të ngritur kamp emigrantësh në Shqipëri

Gjermania konfirmon ofertën e qeverisë shqiptare për të ngritur kamp emigrantësh në Shqipëri

Sikurse kishte paralajmëruar Exit.al, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka propozuar qeverisë gjermane ngritjen në Shqipëri të një kampi për mbajtjen dhe përpunimin e migrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme që synojnë të kërkojnë azil në BE.

Këtë fakt e ka bërë të ditur numëri dy i grupit parlament të CDU/CSU në Bundestag Johann Wadephul në një intervistë me shefen e redaksisë shqip të Deutsche Welle Adelheid Feilcke. Duke ju referuar propozimit që Xhafaj i ka bërë homologut gjerman në një takim që të dy patën të enjten e shkuar në Berlin, Wadephul u shpreh:

“Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet pare. Kjo është një ofertë që duhet të jetë edhe e mundur që të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.

…Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioz, dhe kjo gjë konfirmon se ekzistojnë kushtet juridike dhe teknike vend për realizimin e saj. Por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, jo vetëm financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta kjo do të bëhet detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, është e diçka që jemi në gjendje ta përfytyrojmë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë.”

Exit.al ishte media e parë që bëri të ditur se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të vizitonte Gjermaninë për një takim me Horst Seehofer dhe se ai do të propozonte Gjermanisë hapjen e kampit të migrantëve në Shqipëri.

Ky propozim i Kryemisnitrit Rama nuk është konsultuar me asnjë institcuon tjetër të vendit, as me Presidentin dhe as me parlamentin.

Shumë zëra politike dhe publikë e kanë intepretuar ofertën si një lëvizje për të fituar mbështetje personale politike nga BE të Kryeministrit Rama, në kushtet e refuzimit të pritshëm të hapjes së negociatave nga BE, dhe me kritika të vazhdueshme për nivelin e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.

Shumë komentatorë publikë po theksojnë faktin se një nismë e tillë mund të sillte pasoja të rënda për Shqipërinë edhe BE-në për shkak të faktit se Shqipëria nuk ofron asnjë garanci të zbatimit të ligjit dhe sigurisë publike për të garantuar sigurinë e migrantëve dhe sigurinë e vendit nga dyndja e tyre.

Sikurse kanë raportuar të gjitha raportet më të rëndësishme ndërkombëtae, Shqipëria është vend origjine dhe tranziti për trafikun e qenive njerëzore, vendi kryesor i origjinës për marijuanën e trafikur në BE, pikë kyçe e shpërndarjes të heroinës në Europë dhe rrugë e rëndësishme tranziti e kokainës dhe një nga vendet kryesore të pastrimit të parave në botë.

Ndërkohë, policia shqiptare është në një moment të vështirë për shkak të përfshirjes së saj në trafikun e drogës në të shkuarën—ish Ministri i Brendshëm për katër vjet 2013-2017 Saimir Tahiri është duke u hetuar në Shqipëri dhe Itali për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës, një numër ish-drejtues të lartë të policisë janë nën hetim gjithashtu për mbështetje të trafikut të drogës, ndërsa vetë Ministri i tanishëm i Brendshëm Fatmir Xhafaj është nën akuza se ka mbrojtur vëllain e tij cili fshihej në Shqiëpri deri para pak muaj ndërkohë që i kishte ikur një dënimi me brug për trafik droge në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>