Deklaratë përçmuese e Kryeministrit Rama ndaj malësorëve

Disa media raportuan sot se gjatë një takimi në Sarandë, Kryeministri Rama ka bërë në mënyrë të përsëritur cilësime e referenca negative e përçmuese ndaj qytetarëve veriorë dhe veçanërisht malësorëve të verilindjes.

Ndër të tjera ai është cituar të ketë thënë:

“… çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata.”

“….. mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabitur nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”

 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili, duke ju referuar Kryeminsitrit Rama, deklaroi se: “I tmerruar nga një popull i tërë që e njeh si përgjegjësin dhe shkaktarin e krizës më të thellë ekonomike dhe sociale në vend, i zgërlaqur nga mosbindja civile dhe protesta që sa vjen e rritet, ky që ka lënë në baltë gegë e toskë, demokratë e socialiste, ky që i le ata të vetëvriten e të vdesin së ftohti për 3 mijë lekë, por deputetët e tij kriminelë e kusarë i blaton përditë me tendera, koncesione, laguna, naftë, krom, kontrabandë cigaresh dhe emërime te paligjshme, ky pra kujton se do të gjejë shpëtim duke i fryre përçarjes e ndasisë…”

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>