Kompania ndërkombëtare e njohur për produkete për bebe, Johnson&Johnson do t’i paguajë 4,7 miliardë dollarë 22 grave që pretendojnë se produktet e firmës i kanë shkaktuar kancer ovarian.
Vendimi u mor nga një gjykatë në Misuri, Amerikë.
Sipas konsumatorëve, produktet e firmës veçanërisht ato që përmbajnë pudër, kanë në përmbajtje asbest, një material shumë të dëmshëm, që mund të shkaktojë kancer. Ata shprehen se përdorimi për shumë vjet I produkteve kozmetike të kompanisë i kanë shkaktuar atyre sëmundje. Për më tepër, ata pretendojnë se kompania e dinte se pudra ishte e ndotur me asbest që në vitet 1970, por nuk paralajmëroi konsumatorët nga rreziqet dhenuk tërhoqi produktet nga tregu.
Kompania, që aktualisht po përballet me më shumë se 9 mijë kallëzime të tilla, e mohon faktin se në produktet e saj ka materiale kancerogjene.
Avokatët e Johnson&Johnson thanë se do ta apelojnë vendimin e gjykatës.
Ky vendim u mor pas më shumë se 5 javësh seanca të vazhdueshme me ekspertë që mbronin të dyja palët.