60 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 160 të tjerë janë plagosur në Athinë, si pasojë e zjarrëve të rëna në pyllin pranë qytetit.
Mes viktimave, mësohet se janë dhe tre shqiptarë, të cilët punon në një restorant në zonën e Matit, zonë shumë e prekur nga zjarret.
Burime ende jo të konfirmuara raportojnë se dhe dy fëmijë shqiptarë mund të kenë humbur jetën.
Përveç dëmeve në viktima, zjarret, ndihmuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, kanë shkaktuar dhe dëme të mëdha në më shumë se 1000 shtëpi e biznese dhe 300 makina.
Qindra persona në zonën e Rafinës tentuan t’i shpëtojnë zjarrit duke u futur në det, por katër prej tyre u gjetën të vdekur.
Në ndihmë të Greqisë, Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë dërguar avionëve në ndihmë të zjarrëfikëseve.