Shumica socialiste amendon ligjin e prokurorëve për t’i dhënë më shumë kompetenca Arta Markut

Shumica socialiste amendon ligjin e prokurorëve për t’i dhënë më shumë kompetenca Arta Markut

Shumica socialiste do të tentojë të miratojë sot në Kuvend, për të tretën herë, ndryshimet në ligjin për magjistratët e rinj që i jep të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës.

Që këto ndryshime të miratohen duhen të paktën 84 vota, por shumica socialiste së bashku me aleatët e saj nuk mund të mbledhin më shumë se 78 vota, ndaj votat nga disa deputetë të opozitës janë të nevojshme.

Ndërkohë opozita ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë së seancë, ndaj me shumë gjasa miratimi i ndryshimeve të këtij ligji do të dështojë sërish.

Ndryshimet në ligj janë propozuar nga PS dhe i japin të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD)dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës.

Me ndryshimet e bëra nga reforma në drejtësi, kjo e drejtë është vetëm e KLGJ-së dhe KLP-së, institucione të paformuara akoma si pasojë e vonesave të shumta të procesit të vetingut.

PD dhe LSI I kanë kundërshtuar këto ndryshime që në fillim, duke shpjeguar se miratimi i këtij projekligji do të thotë de facto kapje e sistemit të drejtësisë nga qeveria socialiste, e cila ka emëruar Prokuroren Arta Marku dhe anëtarët e KLD-së, mes të cilëve është dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>