
Dje në darkë, rreth orës 23:00, 100 gramë eksploziv u hodhën në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut. Sipas burimeve të Policisë për Balkanweb, deri më tani janë 9 persona që po merren në pyetje nga Policia.
Shpërthimi ndodhi disa ditë pasi Gjykata e Krujës vendosi të dënojë me burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, me akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut. Rrexhep Rraja pasi doli nga Gjykata kërcënoi Kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Ai iu drejtua me fjalët “do të shihemi në zgjedhje”.
Ngjarja, e cila tronditi të gjithë opinionin publik u bë publike nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili denoncoi dhunën e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, neglizhencën e policisë dhe kërcënimet e Taulant Ballës dhe Kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi. Kronologjinë e plotë të ngjarjes Maloku-Rraja mund ta lexoni këtu.