Më poshtë Exit.al ofron një përbledhje kronologjike të fakteve të njohura në lidhje me skandalin ne lidhje me regjistrimin e pretenduar të Agron Xhafajt.
14 maj
Partia Demokratike publikoi një regjistrim audio të realizuar nga gazetari Jetmir Olldashi, ku pretendohet se ka një bisedë mes një personi të ashtuquajtur Dëshmitari X dhe nje personi që pretendohet se është Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj. Në bisedë, ndër të tjera, duket sikur Dëshmitari X rregullon një ngarkesë droge me personin e pretenduar që është Agron Xhafaj.
15 maj
Prokuroria e Krimeve të Rënda merr regjistrimin e transmetuar nga zyrat e Partisë Demokratike.
Përfaqësues të shumicës e denoncuan menjëherë videon në rrjetet sociale si fallso.
Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, deklaroi se audio-përgjimi është i gjithi montazh i sajuar nga opozita. Në orët e vona të mbrëmjes, Agron Xhafaj paditi në prokurorinë e Tiranës për kallëzim të rremë deputëtet e PD-së Alibeaj e Salianji dhe këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi.
Në rrethana të paqarta, Agron Xhafajt i merret kampioni i zërit për të kryer analizën krahasuese të zërit.
Agron Xhafaj indentifikon para prokurorëve se zëri i personit në audio regjistrim është i Albert Veliut.
Po në mbrëmje, Agron Xhafaj deklaroi publikisht se do t’i dorëzohet policisë italiane për të kryer dënimin e marrë në formë të prerë nga drejtësia italiane në nëntor të vitit 2012.
16 maj
Duke gdhirë, Agron Xhafaj fluturoi për në Itali në shoqërinë e oficerëve italianë dhe shqiptarë.
Në reagimin e tij të parë publik, Kryeministri Edi Rama deklaroi se regjistrimi i vëllait të Ministrit të tij të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte analizuar nga një studio prestigjoze e huaj dhe është vërtetuar që është e sajuar. Ai u shpreh, gjithashtu, se ministri Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi, as morale e as ligjore për veprimet e vëllait të tij.
Mbasditen reagoi për herë të parë Ministri Fatmir Xhafaj. Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se ka vendosur të qëndrojë në postin e Ministrit të Brendshëm dhe të mos japë dorëheqjen. Duke iu justifikaur se ai nuk ka shkelur asnjë ligj dhe akuzoi opozitën se po hedh baltë për shkak të detyrës.
Zoti Xhafaj gjithashtu pohoi se videoja ishte analizuar në laboratorë të shkencorë të huaj dhe është fallco (në ndryshim nga Kryeministri ai iu referua në shumës laboratorëve).
Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon hetimet, me inisiativë të saj, për trafikim droge kundër Agron Xhafajt. Është e paqartë pse hetimet fillohen nga kjo prokurori e cila ka juridikson vetëm pë rastet e korrupsionit të zyrtarëve shtetërore dhe të krimit të organizuar, ndërsa hetimet e trafikut të drogës i takojnë prokurorive të rretheve.
17 maj
Në orët e natës, Albert Veliu kërkon mbrojtje nga Partia Demorkatike pasi shprehet se është identifikuar dhe rrezikoeht ai dhe familja e tij. PD e ndihmon që familja e tij të vijë në Tiranë ndërsa vetë Albert Veliun e merr në mbrojtje në godinën e PD-së.
Në orën 11:30, Partia Demokratike bëri të njohur identitetin e Dëshmitarit X që pretendoi se fliste me Agron Xhafajn në regjistrimin audio: Ai është Albert Veliu, 51 vjeç, banor në Vlorë, i njohur miqësisht me nofkën Babale.
Partia Demokratike, zbuloi, gjithashtu se regjistrimi kishte qenë realizuar nga një investigim i gazetarit Jetmir Olldashi.
PD transmetoi një intervistë të gjatë të Albert Veliut, të marrë nga gazetari Jetmir Olldashi ne orët e para të në të gdhirë, në selinë e Partisë Demorkatike. Në intervistë, Veliu pranoi se ka punuar me Agron Xhafajn, në të njëjtën bandë që shpërndante kokainë, në Itali. Ai pranoi vërtetësinë e audio-përgjimit dhe deklaroi se personi më të cilin ai ka folur është Agron Xhafaj. Veliu u shpreh se pas bërjes publike të audio-përgjimit familja e tij është kërcënuar nga zyrtarë të lartë të policisë në Vlorë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla akuzoi PD-në se e ka paguar Albert Veliun për të inskenuar audio-përgjimin.
18 maj
Albert Veliu u mor në pyetje për rreth 6 orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Atij ju mor dhe një regjistrim zëri, që do të shërbejë si provë krahasuese gjatë verifikimit të audio-përgjimit.
Të dyja hetimet, ai për kallzim të rreme me padi të Agron Xhafajt nga Prokuroria e Tiranës dhe ai i trafikut të drogës nga Agron Xhafaj bashkohen në një, në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në mesditë, kryeministri Rama refuzoi të jepte detaje se cila agjenci e huaj ka bërë ekspertizën e audio-regjistrimit dhe si Kryeministri e ka marrë materialin original të përgjimit.
19 maj
Gazetari Jetmir Olldashi mori përsipër se është ai personi që ka bërë përgjimin e bisedës mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, si pjesë e një hetimi për bandat e drogës në qytetin e Vlorës. Jetmir Olldashi, njësoj si Albert Veliu u shpreh se në përgjim është pikërisht Agron Xhafaj ai që flet.
21 maj
Dy deputetët e PD Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe këshilltari ligjor Gazmend Bardhi dhanë deklaratën e tyre në prokurori, pas padisë ngritur nga Agron Xhafaj kundër tyre.
28 maj
Albert Veliu u arrestua në Kosovë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pas arrestimit janë njoftuar autoritetet shqiptare, por Veliu kërkon strehim politik në Kosovë.
Prokuroria bën të ditur se regjistrimi audio është dërguar për t’u ekzaminuar në Institutin e Policisë Shkencore të Romës, insitucioni kryesor i ekzaminimeve audi të policisë italiane.
Në prokurori vetëdorëzohet një person, i cili pretendon se ka pretenduar si Agron Xhafaj në audio përgjimin.
8 qershor
Në një lajm ekskluziv, që pastaj u mor nga disa media të tjera proqeveritare, shqiptarja.com, njoftoi se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetëofruar një person, i cili ka deklaruar para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar Agron Xhafajn në përgjimin e rregjistruar nga Babalja. Po sipas shqiptarja.com, ky person ka dhënë si provë zërin e tij në prokurori.
19 qershor
Shqiptarja.com shkruan, sërish një një infromacion eksluziv, se sipas dëshmitarit të vetëdorëzuar në Prokurorinë e Krimev të Rënda Albert Veliu ka marrë 100 mijë euro për video regjistrimin. Dëshmitari i vetëofruar ka deklaruar se emrin e personit që do financonte punën e tyre për të krijuar një audio-përgjim me tematikë trafikun e drogës, nuk ja ka thënë Babalja,
Po sipas shqiptarja.com, dpohimet e dëshmitarit të vetëorfruar përputhen edhe me disa biseda të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dëshmitari i vetëofruar dhe Babalja diskutojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e fitimit. Në këto biseda të përgjuara, 45-vjeçari nga Novosela, i kujton Babales se duhet të jepte pjesën e premtuar të parave, pasi në të kundërt ai hidhej nga krahu tjetër, duke nënkuptuar se do kalonte nga forca politike e PS, dhe do tregonte të gjithë të vërtetën, rreth asaj që kishin kurdisur së bashku me qëllim përfitimin monetar.
Video përgjimi dërgohet për ekspertim në Mbretërinë e Bashkuar
2 korrik
Më shumë se një muaj pasi audio-regjsitrimi ishte dërguar në Itali, prokuroria deklaron se laboratory italina nuk kishte marrë përsiëpr analizimin, ndaj prokuroria e kishte dërguar ekspertimin në në Britaninë e Madhe.
26 shtator
Në disa media publikohet lajmi se laboratori britanik e ka sjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej disa ditësh përgjigjen e ekzaminimit të audio-përgjimit. Sipas ekzaminimit, materiali që prokuroria kishte dërguar në Britani nuk ishte original, ndaj nuk mund të identifikoheshin zërat e personave që bisedonin më njeri tjetrin.
6 tetor
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga gjykata vendosjen e një sërë masave të sigurisë në lidhje me hetimin për kallzim të rëndë.
Zëvendësdrejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda Gentian Osmani ka kërkuar nga gjykata për Krime të Rënda dhe arrestimin e dëshmitarit Albert Veliu dhe të Fredi Alizotit, e cila i maraton. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi ka vendosur masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” po për akuzën e kallëzimit të rremë. Në një intervistë për Hashtag.al, Olldashi tregon se prokurorët e shantazhuan duke i përmendur burgun apo dhe rreziqe të tjera ndaj të cilave Olldashi ishte i ekspozuar.
Gjithashtu, Kryeministri Rama në një mesazh në twitter u shpreh se:
Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar.
7 -8 tetor
Detajet e vendimit të Gjykatës marre nga dosja hetimore bëhen publike ne media. Mësohet se analiza e përgjimit është realizuar nga një laborator privat britanik. Prokuroria ka çuar për analizë një regjistrim të marrë nga mediat dhe jo materialin e patritruar të dorëzuar nga PD. Krahas zërave të Veliut, Alizotit dhe Xhafajt prokuroria kishte dërguar për analizim edhe zërin e një personi tjetër Agron Hyseni. Laboratori britanik ka përjashtuar që njëri nga zërat të jetë i Hysenit, ka konfrimuar zërin e Veliut, por nuk ka arritur të vendosë nëse zëri i personit që flet me Veliun në regjistrim është Xhafajt apo Alizotit pasi të dy zërat janë të ngjashëm me atë në regjistrim.
Në vendim mësohet se një person me Alfred Alizoti, nga Novosela e Vlorës, është shtirur si Agron Xhafaj që flet për çështje lekësh dhe likujdim për punën që kishte bërë. Sipas vendimit, Alizoti është dorëzuar në prokurori duke deklaruar se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në regjistrimin audio, në një inskenim të organizuar nga Albert Veliu, përkundrejt një shërbimi të premtuar nga deputeti demokrat Salianji. Duke qenë se paratë e premtuara nuk i ishin dhënë ai kishte vendosur ta denonconte Veliun.
Sipas dosjes së prokurorisë të njejtën gjë Alizoti e ka shprehur këtë fakt edhe në disa telefonta të ëprgjuara nga prokuroria.
9 tetor
Në studion e emisionit Opinion, deputeti i PD-së Ervin Salianji, publikoi një video regjistrim të fshehtë ku Fredi Alizoti tregon se si është detyruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe deputeti Taulant Balla që të pranojë se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt në videon e Babales. Alizoti thotë se Taulant Balla i ka ofruar 200 mijë euro dhe me të ka pirë një kafe tek prokuroria.
10 tetor
Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi videon e bërë publike nga deputeti Ervin Salianji më 9 tetor.
Policia e Shtetit ka mohuar të gjitha deklarimet e Alizotit në video, ndërsa shton se gjithçka është e pavërtetë. Në deklaratë theksohet se ‘Drejtori i Përgjithshëm në ditën që Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera’.
Po ashtu, dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, mohoi ta ketë takuar ndonjëherë Fredi Alizotin.