Profesor David Phillips ka hequr dorë nga roli i tij këshillues për marrëdhëniet me jashtë i Presidentit kosovar Hashim Thaçi, për shkak të kundërshtisë së tij ndaj përpjekjeve të Zotit Thaçi për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila përfshin shkëmbim territoresh mes dy vendeve.
Philips ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u bë publike nga Presidenti Thaçi para disa muajsh. Philips e sheh këtë alternativë si rrugën më të keqe për të zgjidhur problemet mes dy vendeve.
Duke bërë të njohur vendimin e tij Philips, është shprehur se ai beson se “ndarja apo korrigjimi i kufijve është marrëveshje e keqe, është potencialisht e rrezikshme, destabilizuese dhe mund të çojë në dhunë dhe fragmentim të përtërirë, e cila nuk do të normalizonte marrëdhëniet me Serbinë apo do ta vendoste Kosovën në një pozicion për të fituar njohje më të madhe globale.”
Phillips, i cili është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, është një ekspert në çështjet e Balkanit. Ai ka shërbyer këshilltar në Departamentin e Shtetit në SHBA në të gjitha administratat nga Klinton tek Obama. Ai ka punuar për ekipin e Ambasadorit Richard C. Holbrooke për paqen në Bosnjë dhe Kosovë.
Ai ka ofruar ka ofruar këshillime për Presidentin Thaçi që kur ai u zgjodh në këtë post në vitin 2016.
Philips është autor i librit Çlirimi i Kosovës: diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-ve.