Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kompanisë së mbledhjes së borxheve DIA kundër Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (ish CEZ).
DIA kishte kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprejrje të padrejtë të kontratës që ajo kishte me OSHEE për mbledhjen e borxheve të pashlyera nga klientët.
Kërkesa në arbitrazh ishte bërë nga pronari dhe administratori i kompanisë, Kastriot Ismailaj, i cili ndërkohë ndohet në arrest në akuzën e pastrimit të parave.
Zoti Ismailaj dhe DIA u bënë të njohura në publik para disa muajsh për shkak të akuzave që kontrata mes CEZ dhe DIA ishte ndikuar në mënyrë korruptive nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.