Indeksi Global i Urisë për vitin 2015 e rendit Shqipërinë si vendin më të kequshqyer në Europë.
Ky indeks merr në studim katër tregues:
- Përqindjen e popullsisë së kequshyer
- Përqindjen e fëmijëve nën pesë vjeç që vuajnë nga kequshqyerja akute, pra kanë peshë më të ulët për gjatësinë e tyre
- Përqindjen e fëmijëve nën pesë vjeç që vuajnë nga rakitizmi ose dëmtimi i kockave si pasojë e kequshyerjes
- Vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç.
Sipas studimit, në Shqipëri rreth 8,5 për qind e popullsisë kequshqehen, 7,2 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja akute, ndërsa 17,8 për qind e tyre vuajnë nga rakitizmi. Përqindjen më të ulët e shënon vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç në masën 1,5 për qind.
Raporti rendit si vendet me kequshqyerjen më të lartë në botë vendet e Afrikës si Republika e Afrikës Qëndrore, Çadi dhe Zambia.