Punonjësit e rafinerisë së Ballshit protestojnë për mosdhënien e rrogave

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan sot pasi nuk janë paguar për punën e pesë muajve.

Protestuesit, përpara bashkisë Ballsh, thanë se askush nuk i ka dhënë informacione se kur do të paguhen apo se pse  rafineria është mbyllur.

Ata, gjithashtu, i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë për të rihapur rafinerinë, pasi nëse ajo nuk hapet, qindra familje ngelen pa të ardhura.

Rafineria e Ballshit iu dha me konçesion në vitin 2013 kompanisë Kurum International, por dy vjet më pas u mësua se rafineria u çmontua e gjitha dhe u shit për skrap.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>