Policia Rrugore do të nisë aplikimin e gjobave këshilluese në janar të vitit që vjen.
Gjoba këshilluese do të aplikohet vetëm për disa shkelje, nëse është hera e parë që qytetari po e kryen atë dhe nuk shoqërohet me vlerë monetare. Të dhënat e qytetarit rregjistrohen dhe në rast se shkelja përsëritet, atëherë vendoset gjoba e parashikuar nga Kodi Rrugor,
Kjo gjobë do të aplikohet për shkelje si mosvënia e rripit të sigurimit, por jo për shkelje të semaforit apo tejkalim të shpejtësisë.