Prokuroria nis hetimet ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Ditët e fundit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj disa zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata dyshohen se kanë shkelur ligjin në zhvillimin e disa tenderave për ilaçet. Prokuroria nuk i ka bërë ende publik emrat, por vetëm veprat penale për të cilat ata po hetohen, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Hetimi nisi pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili pas kontrolleve në ministri, gjeti shkelje në proçedurat e tenderave.

Ky është hetimi i dytë që po zhvillohet njëkohësisht ndaj zyrtarëve të kësaj ministrie. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton dhënien me konçesion të disa shërbimeve publike nga kjo ministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>