Presidenti serb Vuçiç: Nëse NATO nuk mbron serbët në Kosovë, do t’i mbrojmë vetë

Presidenti serb Vuçiç: Nëse NATO nuk mbron serbët në Kosovë, do t’i mbrojmë vetë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se nëse NATO nuk do të mbrojë popullsinë serbe në veri të Kosovës dhe Metohi – emri serb për Rrafshin e Dukagjinit,- atëherë vetë Serbia do t’i mbrojë ata.

I pranishëm në një aktivitet me rastin e 15-vjetorit të masakrave kundër serbëve në Kosovë, Vuçiç tha se masakra  u zhvillua me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Presidenti Vuçiç akuzoi NATO-n se nuk po e kryen detyrën e saj për të mbrojtur qytetarët:

“Sa i përket Serbisë, ajo do të mbrojë popullin e saj në Kosovë dhe Metohi, nëse ata që kanë për detyrë ta bëjnë këtë, nuk e bëjnë këtë. Më duket se NATO nuk e kupton mirë rolin e tij  që puna e tyre është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur popullin tonë në çdo vend, në Kosovë dhe Metohi.”

Lidhur me bisedimet me Kosovë, Vuçiç tha se Serbia ka dërguar mesazh të qartë se është e gatshme të bisedojë dhe bashkëpunojë me Kosovën por se me vendimet e qeverisë kosovare për të vënë tarifa ndaj Serbisë nuk tregojnë të njëjtën gatishmëri nga Kosova.

“Ne besojmë se arritja e një kompromisi [mes Serbisë dhe Kosovës] është më e mira. Nëse dikush nuk dëshiron kompromis, ata duhet ta thonë këtë gjë në mënyrë të qartë dhe të hapur. Serbia do të jetë gjithmonë e gatshme për bisedime dhe dialog, por është mjaft e vendosur për të mbrojtur interesat e popullit të saj.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>