Këshilli i Bashkisë Tiranë miratoi dje në mesnatë buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2016. Në votim morën pjesë vetëm këshilltarët e maxhorancës, pasi opozita u shpreh kundër propozimeve.
Ndryshimet në paketën fiskale janë:
- Rritja e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtëshme për ndërtesat brenda qytetit të Tiranës, përkatësisht: për ndërtesat e banimit nga 1000 lekë/m² bëhet 1100 lekë/m², për ndërtesat për tregti e shërbime nga 2000 lekë/m² bëhet 2200 lekë/m² dhe për ndërtesa të tjera nga 1500 lekë/m² bëhet 1650 lekë/m².
- Rritja e taksës së ndërtimit për shitjen e apartamenteve të reja nga 5 për qind në 8 përqind të vlerës së shitjes për m².
- Ndryshimi i taksës së fjetjes në hotel nga 5 përqind e çmimit të dhomës, aktualisht, në 350 lekë për dhomë për hotelet me katër dhe pesë yje dhe 150 lekë për dhomë për hotelet e tjera.
- Ndryshimi i taksës vjetore të tabelës identifikuese të biznesit. Heqjen e saj për tabelat me sipërfaqe nën 2 m2 dhe njehsimin me tarifat për tabelat reklamuese për tabelat më të mëdha – pra, 13,500-45,000 lekë për m2 për tabelat deri në 2-18 m2 dhe 810 mijë lekë në vit për tabelat me siëprfaqe më të madhe. Taksa aktuale është 120 lekë/m² në vit për tabelat deri në 4 m2.
- Ndryshimi i taksës mbi tokën bujqësore të kategorive VII-X nga 700 lekë/ha në vit, aktualisht, në shkallëzimin e saj nga 700-1800 lekë/ha në vit sipas kategorisë.