Martin Schultz, nuk ka asnjë anëtarësim të ri në BE për të paktën 15 vjet

Martin Schultz, nuk ka asnjë anëtarësim të ri në BE për të paktën 15 vjet

“Nuk do të ketë asnjë pranim të ri në BE, dhe për këtë po mendon qeveria austriake. Anëtarësimi i vendit të parë të Ballkanit Perëndimor, i cili do të plotësojë kriteret për anëtarësim në BE do të zgjasë edhe 15 deri në 20 vjet”. Kështu u shpreh deputeti gjerman Martin Schultz i ftuar në një emision televiziv të gazetares Sandara Maischener mbi largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Deklaratës së Schultz iu përgjigjë anëtarja e partisë austriake “Partia për Liri e Austrisë” (FPO) Petra Steger, e cila tha se Austria është pro hapjes së bisedimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka frikën se me anëtarësimin e vendeve të Balkanit do të cënohet siguria e vendeve të BE-së.

“Ne kemi thënë se jemi kundra pranimit të Turqisë në BE”, shtoi politikania austriake Steger.

Pyetjes së gazetares Maischener, mbi një dokumentar të transmetuar së fundmi ku thuhet se del jashtë BE-së Britania, ekonomia e dytë më e fortë në BE por do të hyjnë vende të reja, në veçanti Shqipëria e cila ka bërë përparim kohët e fundit. Martin Schultz iu përgjigj me një shprehje ironike gati tallëse të gjuhës gjermane: “Jam komplet i mahnitur”.

Kurse gazetari Roland Tichy e shtoi ironinë duke u shprehur se ky është një “shkëmbim i madh”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>