Raporti i Lumturisë, Shqipëria ndër tre vendet më pak të lumtura në Evropë

Raporti i Lumturisë, Shqipëria ndër tre vendet më pak të lumtura në Evropë

Raporti i Lumturisë 2019 e rendit Shqipërinë mes tre vendeve më pak të lumtura në Europë.

Shqipëria lë pas në Evropë vetëm Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ndërsa në botë renditet e 107-ta nga 156 shtete në total.

Raporti, i hartuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Fondacioni Ernesto Illy, merr në shqyrtim  tregues të ndryshëm ekonomikë e social, si produktin e brendshëm bruto, përkrahjen sociale, korrupsionin, liritë e të drejtat e njeriut, lirinë e medias, trajtimi i emigrantëve, jetëgjatësinë, shëndetësinë etj.

Shqipëria mori vlerësimin më pozitiv për jetëgjatësinë – e 40-ta në botë dhe për bujarinë e qytetarëve –e 60-ta në botë; ndërsa vlerësimin më të ulët e mori për korrupsionin – e 134-ta në botë, – dhe për ndihmën sociale – e 133-ta në botë.

Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda – katër vende skandinave me standard të lartë jetesë, – u renditën të parat nga 156 vende që merr në shqyrtim raporti. Këto rezultate tregojnë se qytetarët janë më të lumtur në një vend me standard të lartë jetesë, nivel të lartë të mbështetjes sociale, nivel të ulët korrupsioni dhe respektim të lirive personale.

Në vendet e fundit u renditën Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>