Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ka rënë dakort të dorëhiqet më 15 janar 2016.
Marrëveshja është arritur të Mërkurën, pas një diskutimi të gjatë me liderat e opozitës në vend. Pas dorëheqjes së kryeministrit një qeveri teknike do të qeverisë vendin dhe do të organizoj zgjedhjet e reja në vitin 2016.
Kriza politike në Maqedoni filloi në shkurt të vitit 2015, kur një sërë përgjimesh telefonike të drejtuesve të lartë të shtetit mbi vjedhjet e zgjedhjeve, kontrrollin e gjyqtarëve, dënimin e opozitarëve, marrëveshje të dyshimta biznesi dhe mbulimit të vrasjeve u bënë publike.
Pas publikimit të tyre partia më e madhe opozitare braktisi parlamentin duke e futur vendin në një krizë të thellë.