Policia nis trajnimin për zgjedhjet 2019, Borchardt: Kam besim tek policia

Policia nis trajnimin për zgjedhjet 2019, Borchardt: Kam besim tek policia

Policia e shtetit nis sot trajnimet e punonjësve të saj për zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë aktivitetit, tha se trajnimi i policëve është i nevojshëm pasi ata janë aktorët kryeosrë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve:

“Policia është aktori kryesor për të ushtruar drejt të drejtën e votës. Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme, ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendror dhe do te vazhdojë me te gjithë punonjësit e përfshirë.”

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, i cili shprehu besimin te profesionalizmi dhe paanshmëria e policies gjatë zgjedhjeve:

“Jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit, mund të shtojnë te njerëzit garancinë se vota e tyre është me të vërtetë e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. Kam besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanëse në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet.”

Kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme 2017, Kryeministri Edi Rama i ftoi policët të mblidhnin vota për Partinë Socialiste dhe të përfshiheshin në aktivitete politike pas orarit zyrtar të punës. Kjo thirrje e Ramës u kritikua nga opozita si shkelje e parimeve demokratike. Për këtë arsye, Lëvizja Socialiste për Integrim e paditi Kryeministrin Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>