Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Veronës do të krijojnë një ndërmarrje publike për grumbullimin e menaxhimin e mbetjeve të zonës qendrore të kryeqytetit. Marrëveshja u nënshkrua sot ndërmjet kryebashkiakut Erion Veliaj dhe homologut të tij Flavio Tosi.
Zoti Veliaj deklaroi se “Duke filluar nga muaji i shkurt ose mars, një ndërmarrje publike e Bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të kryejnë menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të pjesës qendrore të Tiranës, duke futur edhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve”.