Protesta e 13 prillit, prokuroria kërkon arrest me burg për 16 protestues

Protesta e 13 prillit, prokuroria kërkon arrest me burg për 16 protestues

Prokuroria kërkoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 16 prej protestuesve të 13 prillit, ndërsa “detyrim paraqitje” për 21 të tjerë.

37 qytetarë të arrestuar pas protestës së 13 prillit, pritet të marrin sot masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.

Qytetarët akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të qetësisë publike, shkatërrim të pronës me zjarr dhe shkelje të rregullave për përdorimin e lëndëve plasëse.

Gjatë protestës së 13 prillit, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe lëndoi disa gazetarë që po raportonin drejtpërsëdrejti protestën.

Avokati i Popullit kritikoi policinë për përdorimin e gazit lotsjellës dhe dhunën e ushtruar gjatë protestës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>