21 janari, rihapen hetimet për dy ish drejtorët e policisë

Prokuroria e Përgjithshme ka rihapur hetimet për dy ish drejtues të policisë Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011. Dy ish drejtorët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk zbatuan urdhër arrestet e Prokurorisë për ish drejtorin e Gardës Ndrea Prendi dhe disa gardistë të tjerë.

Hetimet për dy drejtoret u pushuan nga Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh, pasi nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme për veprën penale për të cilën akuzohen.

Në 21 janar të vitit 2011 u vranë katër persona përpara Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës së asaj kohe. Ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama lëshoi urdhër arresti për gjashtë drejtues të Gardës, që mendohet se qëlluan ndaj protestuesve, por këto urdhëra nuk u zbatuan nga Zoti Burgaj e Kuliçaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>