7 persona u arrestuan dhe 10 të tjerë janë në kërkim nga Policia Italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
Burimet e policisë bëjnë të ditur se 14 prej 17 anëtarëve të bandës janë shqiptar ndërsa 3 të tjerët janë italianë.
Gjatë aksionit u sekuestruan 500 gr heroinë e pastër dhe rreth 500 kg marijuanë, që do të sillte një fitim prej 5 milion eurosh pas shitjes së saj.
Gjithashtu mësohet se, transporti i drogës midis Italisë dhe Shqipërisë bëhej me anë të një avioni turistik dhe dy kamiona.
Për shkatërrimin e kësaj organizate kriminale, që furnizonte kryesisht me heroinë dhe marijuanë qytetet kryesore të Italisë, hetimet zgjatën rreth dy vjet.