Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot ligjin për dhënien e amnistisë. Nga kjo amnisti përfitojnë rreth 720 të dënuar, të cilët do të dalin nga burgu. Ata janë kryesisht të dënuarit me burgim deri në dy vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015 dhe personat e dënuar me gjobë apo një dënim alternativ deri në datë 30 nëntor.
Ligji për dhënien e amnistisë për festat e fundvitit u votua në Parlament që në datën 21 dhjetor dhe u dërgua në Presidencë më 29 dhjetor.