12 deputetë të rinj u betuan sot në Kuvend, 8 prej të cilëve nga listat e PD-së dhe LSI-së.
Kështu nga nga lista e PD-së dhe LSI-së pranuan mandatin e deputetit:
– Besnik Troplini – nga PD në qarkun Tiranë;
– Edmond Stojku – nga LSI në qarkun Tiranë;
– Halit Valteri – nga PD në qarkun Tiranë;
– Krenar Rryçi – nga PD në qarkun Durrës;
– Kostaq Papa – ngaPD në qarkun Tiranë;
– Selami Janisheri – nga PD në qarkun Tiranë;
– Suzana Topi – nga LSI në qarkun Elbasan;
– Vasil Sterjofski – nga LSI në qarkun Korçë.
Me deputetët e rinj, shkon në 23 numri i deputetëve nga listat e PD-së dhe LSI-së që kanë pranuar mandatet e lënë në shkurt nga opozita.
Katër deputetë të rinj i janë shtuar dhe shumicës socialiste. Ata zëvendësuan deputetët që lanë mandatet për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.
– Adriana Jaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë, mori sot mandatin e Pjerin Ndreut në qarkun e Lezhës.
– Eljo Hysko, kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, mori sot mandatin e Rakip Sulit, në qarkun e Tiranës.
– Ardit Konomi, ish-Prefekti i Korçës, mori sot mandatin e Ilir Xhakollit në qarkun e Korçës.
– Florenc Spaho, nënsekretar në degën e PS-së në Elbasan, mori sot mandatin e Nuri Belbës, në qarkun e Elbasanit.