Muslimanët kudo në botë festojnë sot Fitër Bajramin, njërën ndër dy festat më të rëndësishme të fesë islame.
Fitër Bajrami shënon mbarimin e muajit të Ramazanit, gjatë të cilit muslimanët agjërojnë. Vetë emri i kësaj ditë të shënuar për muslimanët mund të përkthehet si “festa e thyerjes së agjërimit”. Kjo është një ditë solidarizimi shoqëror dhe festimesh.
Në ndryshim nga viti 2020, besimtarët muslimanë u lejuan të falin namazin e posaçëm për këtë ditë në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.
Komuniteti Mysliman njoftoi më 12 maj se programin e faljes së Fiter Bajramit.