Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot Partinë Socialiste se nuk po i përmbahet rekomandimeve te Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.
“Ka patur veprime që bien ndesh me rekomandimet e Venecias dhe zotimin publik të maxhorancës, siç ishte drafti parafabrikat i 29 dhjetorit, një përpjekje tinëzare e Edi Ramës,” deklaroi Basha. Ai tha se maxhoranca ka shpërndarë një draft të vetin që nuk është produkt i konsensusit.
Në fund Zoti Basha shtoi se Partia Demokratike nuk do të pranojë drafte që nuk përmbajnë sygjerimet e Komisionit, por është e gatshme të bashkëpunojë me Presidentin për më shumë transparencë.