Kuvendi miratoi sot rezolutën e Partisë Socialiste kundër presidentit Meta. 100 deputetë votuan pro, 7 kundër, dy deputetë abstenuan, ndërsa një nuk votoi.
Rezoluta në vetvete nuk është pjesë e procedurave për shkarkimin e presidentit, por është një dokument që mund t’i bashkangjitet mocionit për shkarkimin e tij.
Sipas nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit “teksti i Rezolutës së miratuar do t’i bashkëlidhet kërkesës për zhvillimin e mocionit [për shkarkimin e presidentit].”
Gjatë seancës, deputetët që votuan kundër rezolutës ishin socialisti Bashkim Fino dhe deputeti i ri Ralf Gjoni. Ministri i Diasporës Majko tha se vendimi i Metës qëndron politikisht, por jo juridikisht.
Ndërsa, Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh i vendosur për t’i zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor. Ai tha se nuk i takon presidentit t’i heqë qytetarëve të drejtën për të votuar.