
Shqiptarët janë populli që kanë besimin më të lartë se çdo popull tjetër europian në institucionet e BE-së.
Sipas të dhënave të një sondazhi të Eurostat, rreth 80 për qind e qytetarëve shqiptarë të intervistuar besojnë tek Parlamenti Europian, megjithëse Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së dhe për rrjedhojë nuk ka përfaqësues në PE.
Shqipëria është i vetmi shtet ndër shtetet me besim të lartë tek insitucionet europiane që nuk është pjesë e BE-së.
Pas Shqipërisë, si shtetet me besimin më të lartë janë Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda dhe Danimarka, të gjitha anëtare të BE-së.
Po ashtu, dhe shtetet me besimin më të ulët janë sërish shtete të BE-së: Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca dhe Britania e Madhe, e cila është drejt largimit nga BE-ja.
Në fillim të gushtit, sondazhi i fundit i Eurobarometrit tregoi se shqiptarët e kanë humbur më shumë besimin tek qeveria dhe institucionet e tyre, krahasuar më një vit më parë.
Duket se më humbjen e besimit tek institusionet vendase, shqiptarët shpresojnë dha presin më shumë nga institucionet europiane.