Temperaturat e ulta dhe kushtet aspak të mira të mjediseve shkollore çuan në mbylljen e pesë shkollave në fshatrat Cajë, Resk, Zapod, Fshat dhe Buzmadhe të Kukësit.
Që prej uljes së temperaturave, ditët e fundit, mësimi në një pjesë të madhe të qarkut Kukës po zhvillohet me orare të reduktuara, por mbyllja e disa prej tyre nuk u shmang.
Në shkollat që vazhdojnë ende zhvillimin e mësimit, pjesëmarrja e nxënësve është përgjysmuar. E njëjta situatë paraqitet dhe në kopshtet e bashkisë Kukës.