Sot, njё seri shpёrthimesh dhe zjarr armësh, ndodhën nё një universitet në Pakistan, duke lёnё të paktën 20 studentë tё vdekur dhe disa tё tjerё tё plagosur.
Shpёrthimet ishin tё pёrqendruar nё Universitetin e Bacha Khan, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Zëdhënësi i ushtrisë Gen. Asim Bajwa, në një postim në rrjetin social twiter, deklaroi se katër sulmuesit janë vrarë dhe ushtria ka marrë kontrollin e godinës.
Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin terrorist.