Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë u shpreh sot kundër rritjes së taksave të ndërtimit, vendim ky i Bashkisë Tiranë. Sipas tyre, rritja e taksës që paguan ndërtuesi për shitjen e apartamenteve të reja, taksa për ndikimin në infrastrukturë dhe afati kohor i lënë në dispozicion për të paguar këto taksa është jo real dhe në kundështim me ligjin.
“Taksa (e shitjes së apartamentit) nuk është reale, pasi bazohet mbi një çmim referencë, çmim që qeveria e rrit çdo vit dhe që aplikohet vetëm në një pjesë të pallatit,” shprehen ndërtuesit për median. Ata shtojnë se rritja me 8 herë e taksës së ndikimit në infrastrukurë, jo vetëm që do të sjellë rritjen e çmimit të shitjes së banesave dhe ambienteve, por do të nxisë dhe evazionin e korrupsionin.
Gjithashtu, dhe vendimi për të paguar këtë taksë brenda pesë ditësh nga shpallja e lejes së ndërtimit, rëndon mbi ndërtuesin përpara se ai të marrë shërbimin për të cilin po paguan. Shoqata paralajmëroi se do të veprojë sipas ligjit për të kundërshtuar këto taksa.
Rritja e taksave të ndërtimit u vendos në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në datë 30 dhjetor 2015, me propozim të Kryetarit Veliaj.