Luiza Gega, e para shqiptare në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës

Luiza Gega, e para shqiptare në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës

Atletja Luiza Gega doli e nënta në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës, zhvilluar në Doha të Katarit.

Ajo e përfundoi garën për 9 minuta,  19 sekonda e 93 të qindtat duke vendosur një rekord të ri kombëtar.

Me këtë rezultat, Gega kualifikohet direkt për në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Me garimin në Doha, ajo u bë atletja e parë shqiptare që merr pjesë në një finale botërori.

Suksesi dhe arritjet e Luiza Gegës marrin tjetër kuptim po të kemi parasysh se ajo nuk ka pistë profesioniste atletike ku të stërvitet në Tiranë. Pista e stadiumit Qemal Stafa, u zu pas vitit 2016 nga projekti me kullë i stadiumit të ri.

Prej 2016-ës, Luiza dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi stërviten në Parkun e Liqenit në Tiranë mes qindra qytetarëve që vrapojnë në nje shteg të ngushtë vrapimi ose në stadiumin Elbasan Arena ku megjithëse ka pistë atletike, ajo nuk është e plotësuar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Trajneri i Gegës ka deklaruar në disa intervista se Luiza, me një trajnim cilësor që nuk është i mundur në Shqipëri, mund të performojë shumë herë më mirë në garë dhe mund të jetë pretendente për të fituar medalje olimpike.

Por buxheti i qeverisë për sportin e atletikës është i papërfillshëm, edhe pse do të mjaftonin disa mijëra euro që Luiza të stërvitej diku në Evropë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>