Studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave protestuan sot kundër reformës në arsim. Ata u shprehën kundër rritjes së tarifave dhe mungesës se investimit në fakultet.
“Duam më shumë kohë për pagimin e tarifës, për disa kategori tarifat janë të papërballueshme, shumë të larta,” deklaruan protestuesit. Ata thanë se ambientet ku zhvillohet mësimi janë amortizuar dhe askush nuk ka ndërhyrë për rikonstruktime.
Dje, kundër reformës dhe tarifave të larta protestuan dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Studentët u shprehën se do të vazhdojnë protestat deri sa qeveria t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.