Pesë studentë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në një shkollë, në qytetin Saskatchewan, në Kanada, dje në mëngjes.
Një person pasi ka vrarë dy vëllezërit e tij brenda në shtëpi, i është drejtuar shkollës së qytetit ku ka hapur zjarr me armë në drejtim të mësuesve dhe studentëve.
Policia ka arrestuar autorin e sulmit në rrethinat e qytetit.
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau , i ndodhur në Davos, në Konferencën Botërore të Ekonomisë, u shpreh se “..vendi është në dhimbje pas këtij sulmi, më të dhunshmin të ndodhur në dhjetëvjecarin e fundit.”
Sulmet me armë në Kanada janë të rralla, sepse vendi ka ligje shumë të forta për përdorimin dhe mbajtjen e armëve.
Ky është sulmi i tretë i kësaj natyre i ndodhur në Kanada, pas atyre të ndodhura në qytetin e Montrealit në vitin 1989 ku mbetën të vrarë 14 studentë dhe 1992 ku gjetën vdekjen katër persona.