Erdogan zotohet ta çojë deri në fund ofensivën ushtarake në Siri

Erdogan zotohet ta çojë deri në fund ofensivën ushtarake në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar se do ta vazhdojë ofensivën ushtarake në verilindje të Sirisë, derisa Turqia të ketë përmbushur misionin për një “zonë sigurie”.

Ushtria turke e nisi operacionin javën e shkuar pasi Shtetet e Bashkuara larguan forcat e tyre. Ankaraja thotë se kërkon të krijojë një “zonë sigurie” me shtrirje 480 kilometra përgjatë kufirit turko-sirian, por kritika të forta janë ngritur për mënyrën se si po zhvillohet ky aksion.

Sulmet ndaj zonave të banuara dhe vrasjet e dhjetëra civilëve kanë bërë që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të ta kërcënojnë Turqinë me sanksione nëse ajo nuk do ta ulë zjarrin. Etiketimi si “pushtim” i këtij operacioni nga ndërkombëtarët, bëri që Erdogan të kërcënonte me hapjen e kufijve drejt Evropës për 3,6 milionë refugjatët sirianë.

Të mërkurën Erdogan u shfaq me mëdyshje për të takuar ose jo dy zyrtarë të lartë SHBA-ve, Zv/Presidentin Mike Pence dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, të cilët do të vizitojnë Ankaranë të enjten. Ai i tha Sky News-it se “nuk do t’i takonte personalisht, pasi do priste vetëm Trumpin”.

Sidoqoftë vetë dy zyrtarët e lartë të SHBA-ve thanë për mediat amerikane se ata do të takoheshin me Erdoganin.

një deklaratë tjetër Presidenti Erdogan iu drejtua kurdëve në Siri:

“Që Turqia t’i japë fund sulmit të saj, oferta jonë është kjo, që sot në mbrëmje të gjithë terroristët duhet të dorëzojnë armët, municionet… çdo gjë, të prishin kurthet që kanë përgatitur dhe të largohen nga zona e sigurisë që ne kemi përcaktuar”

Presidenti turk u tregua i drejtpërdrejtë edhe kur përjashtoi të gjitha mundësitë për dialog.

Qeveria e Erdoganit e konsideron grupimin ushtarak kurd, Njësia e Mbrojtjes së Popullit (YPG), si zgjatim të Partisë Komuniste Kurde, e cila ka kundërshtuar që prej vitit 1984 autonominë e kurdëve në Turqi dhe është listuar si organizatë terroriste.

Popullsia kurde mendohet se varion nga 25 në 35 milionë dhe është një popullsi autoktone që shtrihet në malësitë e Turqisë juglindore, Armenisë jugore, Iranit perëndimor, Sirisë lindore dhe Irakut verior. Përpjekjet e tyre për pavarësi janë bllokuar nga luftërat e ndryshme dhe gjeopolitika e rajonit me dominancat e interesave dhe influencave të disa shteteve si Irani, Iraku apo dhe Turqia dhe Siria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>