
Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian në ikje, është kandiduar nga partia e tij polake për presidencën e Partisë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë.
Kryetari i partisë pjesë e së cilës është dhe Tusk, Platfoma Qytetare (CP), deklaroi dje në mbrëmje se ai e kishte firmosur propozimin për Tuskun.
“Donald Tusk është një politikan kryesor i Demokratëve të Krishterë Evropian. Të gjithë në Evropë po e inkurajonin që të kandidojë për t’u bërë president i PPE, përfshirë udhëheqësin e tanishëm të PPE, Joseph Daul”, tha kreu i Platformës Civile Grzegorz Schetyna, në një intervistë për televizionin polak TVN24.
Grzegorz Schetyna sqaroi se Donald Tusk e ka pranuar kandidimin për të drejtuar EPP-në.
Zgjedhjet për presidentin e ri, EPP do t’i zhvillojë në 21-22 nëntor në kongresin e partisë, që do të zhvillohet në Zagreb.
Prej 30 vitesh, Partia Popullore Europiane është partia më e madhe në Parlamentin Europian. EPP është parti e qendrës së djathtë, ku bëjnë pjesë 80 parti nga 42 shtete.