Gjykata e Tiranës dënoi ish deputeten Jorida Tabaku me 300 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kryeministrit Rama.
Zonja Tabaku u padit nga kryeministri Rama mbas denoncimit të saj lidhur me ligjin për lojrat e fatit. Ish deputetja Tabaku akuzoi kryeministrin se nëpërmjet këtij ligji do ti jepte mundësinë vëllait të tij të menaxhonte të gjithë lojrat e fatit në Shqipëri.
Mbas këtij vendimi zonja Tabaku reagoi në rrjetet sociale duke e konsideruar vendimin ndaj saj politik.
Nuk është hera e parë Gjykata e Tiranës dënon funksionarë të opozitës. Pak kohë më parë ish deputetja Albana Vokshi u dënua për shpifje nga gjyqtarja Migena Laska. Zonja Vokshi u padit nga kryebashkiaku Erjon Veliaj pasi e akuzoi atë për mbledhjen e të dhënave personale të prindërve të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe.