Opozita të nisë bisedimet me shumicën, si e vetmja mundësi për të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Kështu u shpreh Fatmir Mediu në Asamblenë Kombëtare të PR të mbajtur sot.
“Mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët, është inicimi nga Ne, i dialogut opozitë – pozitë, duke përfshirë kërkesat tona në kushtet që vendos Gjermania për hapjen e negociatave”, tha Mediu.
Kryetari i PR-së Mediu në fjalën e tij u shpreh se vendit i duhet:
Reformë zgjedhore, ndryshimi i sistemit zgjedhorë në proporcional me lista të hapura.
Futja në Kushtetutë e një qeverie tranzitore 100 ditë përpara zgjedhjeve, sipas modelit maqedonas.
Krijimi i një komitetit drejtues nënë drejtimin e Besnik Mustafajt dhe Arta Dades për integrimin e vendit në BE.
Gjithashtu, Mediu paraqiti propozimet e tij për veprimin e një opozite të bashkuar. Ai propozoi se kryetarët e partive opozitare duhet të vendosin sëbashku:
Vendimet për aksionin opozitar, folësit, mitingjet, takimet ndërkombëtare dhe takimet në Shqipëri;
Përgatitjen e deklaratave për ndërkombëtarët;
Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE;
Çdo takim me ndërkombëtarët, përfaqësue të përfaqësive diplomatike në vend, grupe parlamentare evropiane si PPE;
Një ose më shumë zëdhënës të opozitës;
Afrimi i figurave të reja nën modelin KOP të Sali Berishës.