Sot Kryeminitri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Kryetari i PD-së Basha, ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE-së Vlahutin po zhvillojnë bisedime për Reformën Zgjedhore, organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.
Kryeministri Rama theksoi nevojën për të depolitizuar komisionet zgjedhore, kërkesë kjo e partnerëve ndërkombëtarë. Ai tha gjithashtu se “konsensusi është i domosdoshëm, pasi nuk mund t’i privohet asnjë pale mundësia që të hyjë në lojë me rregulla të barabarta.”
Lulzim Basha, kryetari i PD-së, tha se problemi më i madh është lidhja e krimit me politikën dhe korrupsioni në zgjedhje. “Kjo tryezë dhe hapat që do të hedhin pas kësaj janë vendimtare nëse konfirmohet vullneti politik për të shkuar më tej se gërma e ligjit, për të pastruar listat e ardhshme nga persona të inkrimuar,” deklaroi Zoti Basha.
Në vijim pritet fjala e dy ambasadorëve të pranishëm në tryezën e bisedime.