Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i rendit Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet më të korruptuara në Europë. Raporti i hartuar nga organizata Transparency International mat nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, në 168 vende të botës.
Për vitin 2015, Shqipëria renditet në vend të 88, ndërsa Kosova në vend të 103, duke performuar më mirë vetëm se Moldavia dhe Bjellorusia në Europë.
Në një shkallë nga 0 pikë – korrupsion shumë i lartë deri në 100 pikë – pa korrupsion fare, Shqipëria u vlerësua me 36 pikë, ndërsa Kosova me 33 pikë.
Pavarsisht renditjes, të gjithë vendet e rajonit, përvec Maqedonisë, kanë patur përmirësime të lehta krahasuar me vitin e shkuar.