Një djalë i ri humbi jetën në Thumanë, pasi ndenji 17 orë nën rrënoja. Djali komunikoi deri ne momentet e fundit me ekipet e shpëtimit. Më herët një grua nga Durrësi humbi jetën në spital. Numri i viktimave ka shkuar në 23 persona, 14 në Durrës, 8 në Thumanë dhe një në Kurbin.
Nuk dihet numri i personave të humbur. Ndërsa mê shume se 600 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalet e qyteteve.
Ndërkohë, rreth 50 persona janë shpëtuar deri tani duke i nxjerrë nga rrënojat dhe të gjithë janë jashtë rrezikut të jetës.
Viktimat u shënuan nga rrëzimi i tre pallateve, tre hoteleve dhe një shtëpije banimi në Durrës dhe shëmbja e tre pallateve në Thumanë.