Mbi 500 pasgoditje prej tërmetit 6.4 ballësh

Nga Stafi i Exit
Mbi 500 pasgoditje prej tërmetit 6.4 ballësh

Gjatë 24 orëve të fundit pas tërmetit të fortë që përfshiu Durrësin dhe Tiranën janë regjistruar më shumë se 500 lëkundje të tjera të tokës.

Departamenti i Sizmiologjisë në Institutin e Gjeoshkencave ka bërë të ditur se 523 lëkundje u regjistruan pas mëngjesit të 26 nëntorit, 4 nga këto lëkundje kanë qenë me magnitudë mbi 4.5 ballë, përfshirë edhe goditjen më të madhe të orës 3:50 të së martës, e cila ishte me magnitudë 6.3.

Në përgjithësi pasgoditjet kanë qenë të magnitudes së vogël, por 7 prej tyre kanë qenë me magnitudë 4-4.5 dhe 17 të magnitudës 3.5-3.9. Nga harta e lëkundjeve sizmike vihet re se pasgoditjet kanë vazhduar në rrethinat e Durrësit dhe veriperëndimit të Tiranës.

Tërmeti i datës 26 nëntor la 27 të vdekur, mbi 650 të plagosur dhe dëme të mëdha në Durrës dhe Thumanë. Bashkia Durrës tha të martën se 27 pallate dhe 163 banesa ishin kthyer të pabanueshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>