Banorët e një pallati 7-katësh në zonën e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë kanë braktisur pallatin, i cili ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti dhe rrezikon të shembet nga lëkundje të reja. Fotot më poshtë janë të këtij pallati.
Banorët e pallatit, të cilët kontaktuan me Exit News, treguan se ata kishin mundësuar inspektimin e nga katër ekspertë, dy të kontraktuar nga qeveria dhe dy ga Baskia Tiranë, të cilët kanë arritur në përfundimin se pallati mund të mos u rezistojë dot goditjeve të tjera.
Si rezultat, banorët kanë filluar të largohet nga apartamentet në këtë ndërtesë për t’u strehuar tek të afërm.
Ky është pallati i dytë në Tiranë i bërë i pabanueshëm nga tërmeti. Dje, u njoftua se banorët braktisën një pallat pranë tregut çam në rrugën e Kavajës.