Sot, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 15 vite burg Giorgio Riformaton, pilotin italian akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Riformato u arrestua në maj të vitit 2014, pasi drejtonte një avion me drogë që u rrëzua në Divjakë. Në avion u gjetën 460 kg drogë, por piloti mohoi të kishte lidhje me trafikun e drogës.
Në këtë operacion u arrestuan dhe pesë persona të tjerë, shqiptarë, që u dënuan nga gjykata në nëntor të vitit të kaluar.