Dje në mbrëmje, akademiku dhe historiani Kristo Frashëri u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare. Akademia e Shkencave njoftoi se Zoti Frashëri ndërroi jetë nga shkaqe natyrore.
Kristo Frashëri, dekoruar me titullin Nderi i Kombit, ka botuar një numër të madh studimesh historike dhe shkencore për figura të rëndësishmë të historisë shqipatare. Veprat e tij më të famshme janë ato për Skënderbeun, Rilindjen, Pavarësinë, kufinjtë e Shqipërisë në vitin 1913 etj.
E gjithë puna e profesor Frashërit kishte si qëllim zbardhjen e deformimeve në historinë e Shqipërisë.