Një efektiv i forcave RENEA ka rënë sot në greminë në zonën e Dukagjinit të Shkodrës.
Sipas informacioneve të deritanishme, efektivi nuk ka qenë në detyrë, por po vizitonte zonën bashkë me miqtë e tij. Ai është rrëzuar pranë Malit të Zorgjit, pranë Thethit, një zonë që njihet si shumë e thepisur.
Mësohet se efektivi ka dëmtuar të dyja këmbët ndaj nxjerrja e tij nga gremina është e vështirë.
Forcat e policisë dhe ato të RENEA-s janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa nga Tirana është nisur dhe një helikopter.