Partizani-Tirana, biletat e shtrenjta të ‘Air Albania Stadium’ mërzisin tifozët

Nga Gerard Gega
Partizani-Tirana, biletat e shtrenjta të ‘Air Albania Stadium’ mërzisin tifozët

Sportdashësit e futbollit në kryeqytet janë zhgënjyer nga çmimi i shtrenjtë i biletave në tribuna për të parë derbin Partizani-Tirana, që u vendos të luhej në Stadiumin Kombëtar dje.

Çmimet në tribuna shkojnë deri në 5,000 lekë, ndërsa pas porte 500 lekë. Ky sektor u kushtohet kryesisht tifogrupeve dhe sportdashësit që nuk bëjnë pjesë e tyre i shohin të shtrenjta mundësitë e vendeve të tjera.

Në rrjetet sociale shumë tifozë janë ankuar për çmimet e shtrenjta të tribunave dhe me faktin se me këtë organizim stadiumi mund të mos mbushet, apo të mbetet me tifozë vetëm pas portave. Në faqen e emisionit Procesi Sportiv disa nga komentet që ankoheshin ishin:

“Inflacion çmimesh,deflacion njerëzish që shkojnë në stadiume.”

“Do zihen njerëzit për biletat pas porte. Hajde çmime hajde.”

“Luan Real Madridi apo kush? Se nuk po i kuptoj këto çmime të biletave.”

“Ore ndshje të Champions-League po organizoni se edhe për kombëtaren shumë shtrenjt janë, jo më për nivelin e Superligës tonë…”

Ndeshja e cila luhet më 13 dhjetor, ora 19:00 u njoftua zyrtarisht vetëm ditën e djeshme që do të zhvillohej në impiantin e ri sportiv dhe nuk u ka lënë kohë tifogrupeve për t’u organizuar. Tifozët kanë vetëm dy ditë për të blerë biletat.

Ato do të vazhdohet të shiten në biletari, në pikën pranë Stadiumit Selman Stërmasi, qendrën tregtare ETC, apo dyqanin e FSHF-së pranë Ambasadës Amerikane.

Tribuna qendrore:

Sektori: VIP GOLD W104 – 5,000 lekë
Sektorët: W103, W105 – 4,000 lekë
Sektorët: W101 , W102, W106 – 3,000 lekë

Tribuna përballë dhe pas porte:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 – 1,500 lekë
Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 –1,000 lekë
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 – 500 lekë
Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 – 500 lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>